Shtypshkronja “Kiro Dandaro”, e cila zyrtarisht do të shtyp fletat e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, të shtunën pasdite ka shtypur 80 mijë fleta, për testim të mjeteve për vulosje, njofton agjenconi Meta.
Të punësuarit në shtypshktonjën “Kiro Dandaro”, për agjencionin Meta vërtetojnë se shtypshktonja ka shtypur mbi 80 mijë fleta të votimit, por pyetja e cila ngel hapur është ajo se a janë zhdukur këto fleta dhe a janë me numër serik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Janë shtypur një numër i madh i fletave të votimit nga shtypshkronja jonë, gjë që është e pazakontë. Zakonisht shtypen një numër i vogël e fletave, për të testuar fontin, ngjyrat dhe karakteristikat tjera teknike. Por kësaj rradhe numri është shumë më i madh nga ai i zakonshmi”, ka thënë një i punësuar në “Kiro Dandaro”, i cili ka dëshiruar të mbetet anonim./Telegrafi/