Telegrafi

Shtyp me veturë policin amerikan dhe largohet nga vendi i ngjarjes, zyrtari policor shpëton mrekullisht (Video, +18)

Policia e Floridës ende nuk ka arritur të gjejë drejtuesin e një BMW-je të bardhë, i cili e goditi një polic trafiku dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Policia ka postuar një pamje nga një kamera e sigurisë ku tregohet se si BMW-ja e ndaluar nga një tjetër polic, sakaq shkëputet nga vendi me shpejtësi dhe merr përpara kolegun e tij në ecje.

Polici, i quajtur Arsenio Caballero, shpëtoi për fat të mirë, pa lëndime serioze.

Policia gjeti BMW-në, por jo drejtuesin problematik. /tema/