Telegrafi

Shtyp këmbësorët e shumtë me veturë në vijat të bardha në Shën Petersburg, kamerat e sigurisë kapin momentin

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku shihet sesi një veturë godet këmbësorët në vija të bardha në Shën Petersburg të Rusisë,

Siç raportojnë mediat e atjeshme, incidenti ka ndodhur më 17 janar në afërsi të sheshit Vostania, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet shoferi i veturës Nissan Almera, duke zvogëluar shpejtësinë para vijave të bardhë kur për këmbësorët u ndez drita e gjelbër në semafor.

Megjithatë, ai nuk qëndroi gjatë dhe befasisht rriti shpejtësinë dhe filloi t’i godet këmbësorët që ishin në numër të madh.

Sikur kjo të mos mjaftonte, u largua nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. Ndërkaq pas intervenimit të policisë, shoferi ka përfunduar në pranga.

Bëhet fjalë për 42-vjeçarin, ndaj të cilit rëndojnë akuza të rënda për shkelje të rënda në trafik. /Telegrafi/