Telegrafi

Shtylla elektrike u rrëzua mbi veturën e tyre, lëndohen tre persona në Podujevë

Arkiv

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se tre persona nga Podujeva, kanë pësuar lëndime trupore pasi që shtylla elektrike ra mbi veturën e tyre.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:20 në fshatin Llugë të kësaj komune.

“ Ankuesi kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë duke lëvizur me veturë është rrëzuar një shtyllë dhe i kishte rënë në veturë”, thuhet në raport.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar edhe ankuesi dhe dy pasagjeret e tij të cilët kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/