Telegrafi

Shtyhet votimi i Projektligjit për Liritë Fetare

Deputetë nga Lista serbe kanë kërkuar sot shtyrjen e votimi të Projektligjit për Liritë Fetare në njërën nga seancat e ardhme të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tyre, ata kanë nevojë për konsultime shtesë rreth këtij Projektligji, ndërsa kjo kërkesë e tyre u miratua me shumicë votash.

Pas miratimit të kësaj kërkese për shtyrje të votimit, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu kërkoi fjalën, por që iu ndalua nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

“Teuta, më vjen keq por unë nuk mund të rikthehem në rend të ditës. Është dashtë me ndejtë në sallë dhe me e kërku fjalën jo. Ti erdhe prej atje me vrap. Ta ndali fjalën, qysh nuk ta ndali, për qatë punë unë jam këtu. Po bre valla…”, u shpreh Haliti.

Foto: Arkiv