Telegrafi

Shtyhet UNUM Festival

Edicioni i dytë i festivalit UNUM do të mbahet prej 3 deri më 7 qershor të vitit 2021.

Ndonëse ishte bërë cdo përgatitje që festivalit të mbahet në fund të muajit maj të këtij viti, për shkak të situatëa së krijuar nga koronavirusi, organizatorët janë detyruar që ta rivendosin për vitin e ardhshëm.

Në njoftimin zyrtar që është bërë nga festivali, bëhet e ditur se cdo biletë e blerë për këtë vit, mund të shfrytëzohet për vitin e ardhshëm.

Mirëpo, në rast se dikush dëshiron që ta kthejë atë, kjo do të jetë e mundur përmes kontakteve zyrtarë nga festivali.

Më poshtë gjeni njoftimin zyrtar të publikuar në rrjetet sociale: