Është anuluar edhe sot raportimi i Avokatit të Popullit para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Shkak për shtyrjen e këtij raportimi është seanca e Kuvendit të Kosovës.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe ditën e mërkurë kur ishte paraparë raportimi i Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari.
ai ishte i ftuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione për të diskutuar lidhur me Raportin për faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës./Telegrafi/