Gjykimi për rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore është shtyrë për më 5 mars për shkak të mungesës së të akuzuarit Kiril Bozhinovski.
Në seancën e sotme duhej të dëshmonin tre dëshmitarë.
Avokati i të Bozhinovskit e ka informuar gjykatën se ai së bashku me klientin e tij marrin pjesë në seancën për rastin “Talir 2”.
Rasti gjendet në procedurën e dhënies së dëshmive dhe udhëhiqet nga gjyqtari Osman Shabani, ndërsa aktakuzën e përfaqëson Lile Stefanova./Telegrafi/