Site icon Telegrafi

Shtyhet seanca për rastin ”Ryshfeti”

Sot duhej të mbahej seanca ”Ryshfeti” ku pjesë e të akuzuarve janë edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Zaev u përfaqësua nga avokati i tij Filip Medarski i cili tha se Zaev është në Sarajevë ku do t’i jepet çmimi si kryetar i komunës më i mirë për Evropën Juglindore.

Nuk u paraqit në seancë as dëshmitari i prokurorisë, Ivan Nikolo Saçevaliev.

Seanca e radhës do të mbahet më 3 prill. /Telegrafi/

Exit mobile version