Site icon Telegrafi

Shtyhet seanca për rastin “Ryshfeti”, gjykatësja në pushim mjekësor

Seanca gjyqësore për rastin “Ryshfeti” e cila duhej të mbahej sot, është shtyrë pasi gjykatësja e lëndës, Dijana Gruevska-Ilievska, prej mbrëmë është në pushim mjekësor, ndërsa seanca do të vazhdojë më 20 nëntor.

Gjykata refuzoi kërkesën e avokatëve të Zaevit për inçizimet që u paraqitën në opinion nga kabineti i tij të mos merren parasysh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokatët e Zaevit njoftuan se po rishikojnë mundësinë që të ankimojnë vendimin para Gjykatës së Apelit.

Zaevi në pyetjen e gazetarëve tha se gjithë përgjegjësia për inçizimet është në prokurori dhe jo tek MPB-ja./Telegrafi/

Exit mobile version