Gjyqi kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit dhe të akuzuarit tjerë në rastin “Puç” dhe pritet të refuzohet edhe këtë herë, për shkak se sot në të njëjtën kohë në gjykimet e Gjykatës Themelore Shkup 1 janë planifikuar edhe gjykimi për ‘Grupin e Kumanovës’ dhe rastin ‘Puç’, transmeton Telegrafi.
Përveç se në të njëjtën kohë, ata janë planifikuar edhe në të njëjtën gjykatë. Salla 1 është e vetmja salla e madhe e cila është në dispozicion të gjykatës penale.
Në kushte kur të dy rastet janë planifikuar të dy gjykimet, gjykimi i rastit “Puç” pritet të shtyhet. Prokuroria Publike duhet të deklarojë nëse do të vazhdojë seancën gjyqësore për ‘Puç’, për të thënë atë se cilët dëshmitar dhe dëshmi do t’i përdor. /Telegrafi/