Për shkak të mos pasjes së kushteve, gjegjësisht mungesës së njërit nga të akuzuarit në seancën e sotme për rastin “shuplakat e porositura në Qendër”, është shtyrë seanca gjyqësore.
Në seancë nuk ishin të pranishëm dy nga të akuzuarit, ndërsa prokurorja speciale Fatime Fetai kërkoi që në seancën e ardhshme që sillenme forcë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seeancë të pranishëm ishin Nikolla Gruevski, i cili është i akuzuari i parë, Mile Janakieski nga OBRM-PDUKM, Daniella Rangellova dhe të akuzuarit tjerë.
Mihajllova në fund të seancës prokurores Fetai i dha tre ankesa nga Gjykata e Apelit, në të cilat ankohet pse në seancën e kaluar lënda nuk ka qenë në gjykatë/
Kjo për Fetain ishte vetëm tentim i gjykatëses për të vonuar dhe shtyrë procedurat. Ndërsa shpresoi se në seancat e radhës do të ketë përmirësime dhe kushte për përfundimin e procesit gjyqësor.
Seanca e radhës është planifikuar të mbahet më 20 nëntor./Telegrafi/