Seanca gjyqësore kundër Nikolla Gruevskit, Mile Janakieskit, Daniela Rangellovës dhe disa të tjerëve, është shtyrë për më 28 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykatësja Tatjana Mihajllova e mori këtë vendim pasi që lënda për ankesat për dënimet e prokuroreve speciale Katica Janeva dhe Fatime Fetai, gjendet në Gjykatën e Apelit.
Përndryshe, kjo lëndë ka të bëjë me dhunën e ushtruar në Komunën Qendër në vitin 2013, që udhëhiqet nga Andrej Zhernovski./Telegrafi/