Takimi i liderëve të 27 vendeve të Bashkimit Evropian, i cili supozohej të zhvillohej më 24 dhe 25 shtator, është shtyrë për 1 dhe 2 Tetor në Bruksel.
E gjithë kjo pasi që një anëtar i sigurisë së Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ka rezultuar pozitiv për coronavirus, transmeton Telegrafi.
“Meqenëse oficeri i sigurisë ishte në kontakt të vazhdueshëm me presidentin, Charles Michel është në karantinë”, shkroi në Twitter zëdhënësi i Këshillit Evropian, Barend Leyts.
Lates shton se Charles Michel testohet rregullisht dhe se kontrolli i djeshëm tregoi se ishte negativ për COVID-19.
Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara këtë vit është mbajtur në mënyrë virtuale shkaku i pandemisë globale. /Telegrafi/
The @eucopresident has decided to postpone the special European Council meeting that was planned for 24 and 25 September to 1 and 2 October #EUCO
— Barend Leyts (@BarendLeyts) September 22, 2020