Site icon Telegrafi

Shtyhet përkohësisht ndeshja e Kupës mes Rahovecit dhe Kerasanit, s’ka rrymë në palestrën e Suharekës

Sot me fillim në ora 17:15 është dashur të startoj Final 8 i Kupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja hapëse është paraparë të zhvillohet mes Rahovecit dhe Kerasan Prishtinës.

Por, qysh në start të kësaj ngjarje organizatorët po hasin në vështirësi teknike në përmbushjen e kushteve.

Fillimisht është ndërprerë rryma elektrike në palestrën sportive të qytetit të Suharekës.

Kjo ka bërë që të shtyhet përkohësisht takimi mes këtyre dyja skuadrave deri sa të sigurohet energjia elektrike.

Ndryshe, ndeshja e dytë çerekfinale do të luhet duke filluar nga ora 20:00, ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Boreas.

Të enjten në program janë dy ndeshje të tjera çerekfinale, Sigal Prishtina – Kalaja (17:30) dhe Bashkimi – Trepça (19:45). /Telegrafi/

Exit mobile version