Site icon Telegrafi

Shtyhet ndeshja Gjilani – Prishtina, zhvillohet të hënën

Komisioni i Garave të FFK-së ka aprovuar sërish kërkesën e Gjilanit për shtyrjen e ndeshjes, kësaj radhe ndaj Prishtinës.

Gjilani edhe javën e shkuar kishte kërkuar shtyrjen e ndeshjes ndaj Fushë Kosovës shkaku i problemeve organizative.

Kësaj radhe edhe Prishtina e ka mirëkuptuar kërkesën e Gjilanit.

“Komisioni i Garave aprovon kërkesën e SC Gjilani që për shkak të problemeve organizative dhe me mirëkuptimin e FC Prishtina, ndeshja e paraparë të zhvillohet të shtunën më 19 gusht të shtyhet për të hënën më 21 gusht në orën 17:00”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Gjilani pritet të bëhet me donatorë të rinj gjatë javës. /Telegrafi/

Exit mobile version