Derbi i madh kosovar, Feronikeli – Prishtina nuk do të fillojë nga ora 16:00 siç ishte paraparë.
Do të ketë një shtyerje të ndeshjes prej 15 minutash pasi kështu kanë vendosur zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kjo shtyrje ka ardhur pasi është vonuar delegimi i gjyqtarëve.
Takimi mes Feronikeli dhe Prishtinës do të drejtohet nga gjashtë gjyqtarë, ku Genc Nuza është kryesori.
Anësorët do të jenë Fatlum Berisha dhe Fatmir Sekiraqa, ndërkohë gjyqtarë i katërt do të jetë Tafik Maloku.
Besfort Kasumi dhe Mervan Bejtullahu do të jenë gjyqtarë prapa portave.
Ndeshja pritet të fillojë nga ora 16:15, ndërsa tanimë nuk ka asnjë vend të lirë në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas. /Telegrafi/