Është shtyrë ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Lirisë, e vlefshme për javën e 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Feronikeli ’74 dhe Liria ishin bërë gati për ta luajtur ndeshjen e javës së 15-të me fillim nga ora 13:00.
Megjithatë, reshjet e borës gjatë mbrëmjes dhe orëve të mëngjesit kanë rënduar terrenin e stadiumin “Rexhep Rexhepi”.
Kështu, delegati i ndeshjes së bashku me gjyqtarët kanë vendosur së nuk ka kushte për lojë dhe ndeshja është shtyrë.
Kjo ndeshje është shtyrë në kohë të pacaktuar dhe gjatë ditëve të ardhshme mund të kemi një datë të re për zhvillimin e saj.
Ndeshja tjetër mes Fushë Kosovës dhe Dukagjinit është shtyrë për 20 minuta, deri sa të plotësohen kushtet për fillimin e takimit. /Telegrafi/