Ndeshja e radhës e Arsenalit kundër Wolves është shtyrë, shkaku i rasteve të shumta me COVID-19 te ‘Ujqërit’.
Skuadra nikoqire përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar që ndeshja nuk zhvillohet, shkaku i rasteve pozitive me COVID-19 te skuadra mysafire.
“Jemi të zhgënjyer që njoftojmë se ndeshja e Ligws Premier kundër Wolves të martën me 28 dhjetor është shtyrë shkaku i rasteve pozitive me COVID-19 te Wolves”, shkruhet në komunikatë.
? Our Premier League fixture against Wolves has been postponed ?#ARSWOL
— Arsenal (@Arsenal) December 26, 2021
Ndërkohë, të shtunën e ardhshme, Arsenal do zhvillojë një përballje shumë të vështirë kundër Manchester Cityt.
Sot skuadra e Mikael Artetas fitoi me rezultat 5-0 ndaj Norwich./Telegrafi/