Site icon Telegrafi

Shtyhet mbledhja e Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka shtyrë mbledhjen ku pritej të procedohej marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Mbledhja është shtyrë për ditën e mërkurë. Të mërkurën po ashtu pritet të mbahet edhe seanca për shkarkimin e Qeverisë, raporton Telegrafi.

Në këtë mbledhje, e cila ishte paraparë të fillonte në ora 10:00, nuk është parë asnjë ministër nga radhët e PDK-së.

Vlen të theksohet se kryeministri Isa Mustafa kishte paralajmëruar të premten se sot do ta procedonte për në Kuvend marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi./Telegrafi/

Exit mobile version