Mbledhja e Komisionit për çështje të Rregullores, Imunitetit dhe mandatit është shtyrë për ditën e enjte, kjo për arsye se nesër është takimi koordinues i Kryetarit të Kuvendit me grupet parlamentare për formimin e trupit koordinues për pajtim kombëtar.
Mbledhja ku do të diskutohet për mandatin e ish-kryeministrit Gruevski do të mbahet të enjten në ora 11.00, njofton Telegrafi Maqedoni.
Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, kryetari i të cilit është deputeti Pavle Bogoevski, duhet të vendos nëse Gruevski është i denjë për të kryer detyrën e deputetit duke dhënë rekomandim. Vendimi përfundimtar është i Kuvendit të Maqedonisë.
Për marrjen e mandatit janë të nevojshme dy të tretat./Telegrafi/