Site icon Telegrafi

Shtyhet kthimi i Pogbas për shkak të sëmundjes

Paul Pogba (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kthimi i Paul Pogbas në aksion për Manchester Unitedin është shtyrë si pasojë e sëmundjes. Mesfushori francez sapo e ka kaluar një lëndim në nyje, mirëpo nuk do të mund të luajë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Kampioni i botës nuk ka luajtur që nga muaji shtator, ndërsa trajneri Ole Gunnar Solskjaer kishte deklaruar se priste ta ketë në dispozicion lojtarin para përfundimit të vitit.

Lexo po ashtu Pogba dhe Zidane bëjnë presion për një marrëveshje mes Unitedit dhe Realit

Ishte pritur që Pogba të përfshihej në stërvitje para ndeshjes çerekfinale të Carabao Cup (EFL Cup) kundër Colchesterit, ndeshje që zhvillohet të mërkurën.

Paul Pogba (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, ky plan ka dështuar, duke qenë se lojtari është i sëmurë, megjithëse nuk janë dhënë detaje për sëmundjen e tij.

“Ai është sëmurë. Ka munguar për dy ditë, gjë që nuk është e mirë. Ndoshta do të mungojë edhe një kohë”, ka deklaruar Solskjaer para gazetarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version