Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka dështuar të mbahet pasi nuk ka pasur kuorumin e nevojshëm për konstituimit e këtij komisioni.
Të pranishëm në sallë ishin vetëm pesë deputetë, prej tyre dy nga Lëvizja Vetëvendosje, një nga Partia Demokratike e Kosovës, një nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe një nga komunitetet jo shumicë.
Kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu në koordinim me deputetët e pranishëm në sallë, tha se komisioni do të mblidhet përsëri sot në orën 13:00. /Telegrafi/