Site icon Telegrafi

Shtyhet konferenca e kryeparlamentares Osmani

Foto: Arkiv

Konferenca për media e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e paraparë për sot në ora 12:00 është shtyrë.

Në njoftimin për media thuhet se për kohën e mbajtjes do të njoftojnë gjatë ditës.​

Një ditë më parë Osmani ka takuar ambasadorët e QUINT-it.

Në njoftimin për media është thënë se ajo i ka informuar ambasadorët për hapat që do t’i ndërmarrë si kryetare e Kuvendit për mbrojtjen e integritetit institucional të Kuvendit, mbrojtjen e stabilitetit dhe të demokracisë në vend, si dhe respektimin e Gjykatës Kushtetuese si e vetmja instancë e cila mund ta interpretojë kushtetueshmërinë e veprimeve të institucioneve.

Ndryshe, sot në mëngjes Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur se deri në orën 12:00 do të presë komentet për caktimin e masës së përkohshme për dekretin që presidenti Hashim Thaçi ia bëri Avdullah Hotit të LDK-së si kandidat për kryeministër.

 

Exit mobile version