Telegrafi

I shtyhet fluturimi për shkak të motit të lig, pasagjeri humb durimin dhe i vë flakën rrobave në aeroportin e Islamabadit (Video)

Një burrë kishte humbur durimin në aeroportin e Islamabadit në Pakistan, për shkak se i është shtyrë fluturimi për shkak të motit të lig ku kishte planifikuar të niset për në Gilgit.

Fluturimi i tij fillimisht ishte shtyrë për arsye teknike, kurse disa orë më vonë i është kumtuar lajmi se është shtyrë për shkak të motit të lig, transmeton Telegrafi.

Dhe posa dëgjoi këtë lajm, ai humbi durimin dhe nxori të gjitha rrobat nga çanta në korridorin e aeroportit dhe filloi t’ua vë flakën.

Por për ta lokalizuar zjarrin në vendin e ngjarjes u shfaqen pjesëtarët e sigurimit me aparatet për fikjen e zjarrit. Pasagjeri i nervozuar është filmuar duke shqelmuar pjesëtarin e sigurimit, që kishte ardhur për ta fikur zjarrin.

Duke parë se çfarë kishte bërë, i zgjati duart për t’ia vënë prangat, ndërkaq është bërë e ditur se të gjithë pasagjerët janë akomoduar nëpër hotele deri në fluturimin e radhës. /Telegrafi/