Site icon Telegrafi

Shtyhet finalja e madhe e Copa Libertadores në mes të Boca Junior dhe River Plate

Tanimë është zyrtare, ndeshja e madhe mes dy skuadrave argjentinase, Boca Juniors dhe River Plate është shtyrë.

Sot (e shtunë) me fillim nga ora 21:00 ishte radha e derbit të madh argjentinas të njohur ndryshe si SuperClasico.

Boca Juniors dhe River Plate do të luanin mes vete në ndeshjen e parë të Copa Libertadores, garën më të madhe ekipore në Amerikën e Jugut.

Lexo po ashtu Boca Juniors - River Plate: Mirë se vini në finalen e Copa Libertadores, ngjarjen e zjarrtë të futbollit që quhet Superclasico

Megjithatë, tanimë është zyrtare dhe ndeshja e shumëpritur në mes të dy rivalëve të zjarrtë dhe të urryer është shtyrë.

Shtyrja e ndeshjes erdhi pas kushteve të rënduara atmosferike, ku shiu kishte rënë gjatë tërë ditës dhe stadiumi ishte në kaos.

Përveç stadiumit, përmbytje ka pasur edhe në qytet dhe tani vendi është në gjendje emergjente.

Ndeshja është shtyrë për ditën e nesërme, por në rast mos përmirësimi të kushteve mund të luhet ndonjë ditë tjetër.

Ndryshe, Boca dhe Riveri janë dy skuadrat më të titulluara argjentinase, por kjo ishte hera e parë që këto dy ekipe do të luajnë mes vete në një finale të Copa Libertadores. /Telegrafi/

Exit mobile version