Telegrafi

Shtyhet finalja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania

Foto: Facebook

Në spektaklin e natës së sotme (e shtunë) është zbuluar data e finales së edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Në ‘zarfin e kuq’ që erdhi gjatë ditës në shtëpi ka qenë data e finales së madhe së këtij ‘reality show’.

Teksa zarfi u hap nga Luiz Ejlli, u mësua se data e finales e caktuar nga ‘Vëllai i Madh’ është 6 maj.

Foto: Screenshot/Facebook

6 maj ndërkohë i bie e shtunë, që është një nga netët e spektakleve kur organizohet BBVA.

Lexo po ashtu Protestë për Luizin pak para spektaklit të Big Brother VIP Albania

Disa nga konkurrentët janë shprehur të lumtur, kurse disa prej tyre me anë të shprehjeve kanë treguar se nuk janë edhe dakord për të shtyrë këtë format.

Foto: Screenshot/Facebook

Arbana Osmani njoftoi se çmimi aktual është 62 mijë euro dhe se banorët kanë mundësi ta rikuperojnë deri në natën finale me anë të sfidave e lojërave.

Banorët që shkojnë në finale duhet theksuar se do të marrin nga 10 mijë euro. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Facebook