Site icon Telegrafi

Shtyhet për disa orë seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, avokatët kërkojnë kohë për njohjen me provat

Është ndërprerë seanca Gjykatën e Posaçme për Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon dhe Ema Çokun, të cilët do të njiheshin me masën e sigurisë.

Seanca do të rifillojë në 13:30, ndërsa avokatët kërkojnë të njihen me provat.

Ilir Meta shkoi rreth orës 09:00 të ditës së sotme drejt Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë. Ai u arrestua ditën e hënë te Kthesa e Kamzës dhe mbi të rëndojnë disa akuza.

Ish-presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit. Ndaj Piro Xhixhos rëndon akuza për korrupsion pasiv, ndërsa ndaj Ema Çokut ajo e pastrimit të parave.

Burime nga media bën të ditur se Meta ka pasur një përplasje verbale me prokurorët e çështjes. /Telegrafi/

Exit mobile version