Site icon Telegrafi

Shtyhet afati për paraqitjen e dëmeve nga vërshimet në Maqedoni

Me vendim të Qeverisë, është shtyrë afati për paraqitjen e dëmeve nga vërshimet në Maqedoni. Qytetarët nga zonat e përmbytura do të kenë të drejtë të paraqiten në Ministrinë e Financave-bankat afariste në të cilat duan t’u paguhet kompensimi në para, deri më 7 shtator, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët mund të paraqesin dëmet në njësitë rajonale në: Stajkovcë, Singjeliq, Inxhikovë, Ekonomi, Çento, Brnjarc, Straçincë, Viniçe, Creshevë, Bullaçani, Rruga Rashtanski, Smillkovcë, Araçinë, Ilinden, Shuto Orizarë dhe Shipkovicë.

Të gjithë të prekurit nga vërshimet, nëse deri më tani nuk i kanë paraqitur dëmet, këtë mundësi do ta kenë edhe në ditët në vazhdim, deri më 7 shtator, ora 16:30. /Telegrafi/

Exit mobile version