Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një video-mesazhi ka njoftuar se është shtyrë afati për aplikim të njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës.
Presidentja Osmani ka deklaruar se ky afat është shtyrë deri më 15 maj të vitit 2025, transmeton Telegrafi.
“Të nderuara bashkëqytetare e bashkëqytetarë, në përputhje me ligjin Republika e Kosovës ka shtyrë afatin për aplikim të njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës deri më 15 maj 2025. Zëri juaj ka rëndësi dhe e vërteta duhet të dëgjohet. Guximi juaj në kërkim të drejtësisë e në zbardhjen e së vërtetës është një dëshmi e shpirtit tuaj të paepur”,thotë presidentja.
Më tej, ajo ka ftuar që të aplikohet për njohje të statusit.
Ne qëndrojmë me ju dhe pranë jush në ndjekjen e drejtësisë. Në këtë rrugëtim ju asnjëherë nuk do të jeni vetëm. Prandaj aplikoni për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës”, është shprehur Osmani gjatë videos./Telegrafi/