Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se, me kërkesën e shumë klubeve dhe me miratimin e kërkesës nga Bordi i FBK-së, afati kalimtar për skuadrat seniore është shtyrë deri më 15 gusht në ora 16:00.
Skuadrat janë mjaft aktive në afatin kalimtar, ku kishte transferime me lojtarë vendorë, por edhe të huaj.
Edicioni i ri pritet të jetë mjaft interesant, duke marrë parasysh transferimet që kanë bërë skuadrat.
Kampion edicionin e kaluar ishte shpallur Golden Eagle Ylli, për herë të parë në histori të klubit, kurse Kupën dhe Superkupën e fitoi Sigal Prishtina.