Telegrafi

Shtyhet afati, hekurudha për në Shqipëri deri vitin 2030

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve (MTL), Goran Sugarevski më deklaratë për televizionin Sitel, informoi se është përpunuar projekti për ndërtim të hekurudhës prej Kërçove deri në fshatin Linë të Shqipërisë.

Hekurudha e re do të jetë gati deri në vitin 2030, edhe pse afatet paraprake të shtetit ishin se hekurudha do të jetë gati më së voni në vitin 2022. Përgatitja e dokumentacionit të projektit ka kushtuar 10 milion euro, njofton KOHA.

Fakulteti i ndërtimtarisë pranë Universitetit “Kirili e Metodij” në Shkup, gjatë dy viteve të kaluara ka punuar në revizionin themelor të projektit për hekurudhën në gjatësi prej 62.5 kilometrash. Për këtë pjesë të projektit ishin ndarë 29.5 milion denarë.