Për një vit e gjysmë shtyhet afati i ndërtimit të hekurudhës Kumanovë-Bellakovc, e cila, siç njofton sot drejtori i NP Hekurudhat e Maqedonisë, Irfan Asani, pritet që të jetë gati deri në fund të vitit të ardhshëm.
Kjo është e para nga tri pjesët për lidhjen hekurudhore me Bullgarinë dhe deri më tani nga 31 kilometra të projektuara, gjithsej janë ndërtuar tetë kilometra.
Mbarimi i ndërtimit të hekurudhës, çka ka filluar në mars të vitit 2014, më herët ishte shtyrë për 18 muaj. Shkak për këtë ishte, siç sqaroj Asani, janë problemet e shpronësimit të tokave, gjetjet arkeologjike, marrja e lejes së ndërtimit.
Ai tha se është e mundur shtyrja e projektit të ndikoj në çmimin e projektit, por deri më tani nuk dihet do të rritet apo do të zvogëlohet, e cila tani kushton 45 milionë euro.
Sipas Asanit pjesa e dytë drejtë Bullgarisë, përgjatë hekurudhës Belakovce-Kriva Pallank, në gjatësi nga 34 kilometra, ndërtimet e së cilës do të fillojnë verën e ardhshme. /Telegrafi/