Site icon Telegrafi

Shtyhen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ndeshjet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës janë shtyrë – të planifikuara të luhen të mërkurën (17 prill).

Përballja kthyese në mes të Dritës dhe Prishtinës e Ballkanit dhe Suharekës janë shtyrë për shkak të shpalljes së ditë zie nga Presidenca për vrasjen makabër të Gjyljeta Ukellës nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Shtyhen ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Pas vendimit të Presidentes së Rebpulikës së Kosovës, Josa Osmani, që dita e mërkurë, 17 prill 2024, të shpallet ditë zie, në kujtim të grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore, Komisioni i Garave ka vendosur të shtyjë ndeshje e parapara me këtë datë.

Kësisoj, ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës do të zhvillohen më 24 prill, 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version