Telegrafi

Shtyhen ndeshjet e superkupës së Spanjës

Kërkesa e Real Madridit për të shtyrë dy ndeshjet e superkupës së Spanjës kundër Barcelonës është pranuar nga Federata e Futbollit të Spanjës.

Dy ndeshjet e superkupës se Spanjës do të duhej të zhvilloheshin më 11 dhe 14 gusht, por një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Dy ndeshjet mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohen më 13 dhe 16 gusht, transmeton Telegrafi.

Los Blancos kishte bërë këtë kërkesë që të shtyhen ndeshjet për një datë tjetër për arsye se do të luajnë në superkupën e Evropës më 8 gusht ndaj Manchester United.

Ndeshja e parë e superkupës së Spanjës do të zhvillohet në Camp Nou më 13 gusht dhe ndeshja e kthimit në Bernabeu më 16 gusht. /Telegrafi/