Telegrafi

Shtyhen disa nga ndeshjet kryesore në Ligën Premier

Pasi u shtynë disa ndeshje të javës së shtatë në Ligën Premier, tashmë janë shtyrë edhe disa ndeshje të javës së tetë.

Ndeshjet janë shtyrë për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Së fundmi është konfirmuar se super sfida Chelsea-Liverpool, e vlefshme për raundin e tetë nuk do të zhvillohet në datën e përcaktuar, pra nuk do të luhet më datë 18 shtator.

Po ashtu edhe takimi i Manchester United me Leeds United, që ishte përcaktuar të luhej po më datë 18 është shtyrë.

Ndeshja e tretë e këtij raundi, që është konfirmuar që nuk do të luhet është ajo midis Brighton dhe Crystal Palace, që ishte planifikuar të luhej më 17 shtator. /Telegrafi/