Site icon Telegrafi

Shtriu këmbët në karrige dhe refuzonte t’i largonte, udhëtari tjetër i dha një mësim të mirë (Video)

Gjatë udhëtimit me tren nëpër New York, një fëmijë që mbështeti kokën te nëna, shtriu këmbët dhe zuri tri karrige.

Udhëtari tjetër që mbeti në këmbë dhe i kërkoi t’i largonte, iu ul mbi këmbë duke e befasuar për të keq, transmeton Telegrafi.

“I dha një mësim të mirë vogëlushit, si dhe nënës së tij që nuk i kërkonte të sillej mirë” ka qenë një prej komenteve të shumta.

Shumë prej të pranishmëve, ia kanë lënë fajin nënës ose kujdestares së tij, që nuk bënte asgjë, derisa ai qëndronte në atë pozitë duke luajtur në telefon. /Telegrafi/

Exit mobile version