Çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni, që e paguajnë amvisëritë do të rritet për 7.4 përqind.
Këtë e ka njoftuar sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimovski. Megjithatë ai tha se qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë tarifën e lirë, në të njëjtat periudha sikurse deri tani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, rritja e çmimeve të energjisë elektrike u kërkua nga të gjitha ndërmarrjet e energjisë elektrike për shkak të problemeve të shkaktuara nga kriza me Covid-19.
Ai tha se ELEM-i ka pasur ulje të të ardhurave deri 17 milionë euro, ndërsa MEPSO ulje prej 11 milionë eurove./Telegrafi/