Site icon Telegrafi

Shtrenjtohen çmimet e konsumit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK) për muajin prill të këtij viti. Sipas këtij raporti, ky indeks pësoi rënie për 0.8 për qind në muajin prill 2015, krahasuar me muajin mars 2015.

“Rënie e Indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: qumësht, djathë dhe vezë -1.0 për qind; rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera -15.7 për qind (aplikimi i tarifave verore të energjisë elektrike nga 1 prill deri më 30 shtator 2015). Këto dy grupe të konsumit ndikuan në rënien e indeksit të përgjithshëm për -1.1 për qind”, theksohet në njoftimin e ASK-së.

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e Indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupet: mish 0.6 për qind, pemë 3.5 për qind, perime 1.5 për qind dhe përdorimi i pajisjeve për transportin personal (naftë dhe benzinë) për 0.9 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3 për qind në IHÇK.

“Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e Indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupet: bukë dhe drithëra 1.3 për qind, mish 1.5 për qind, pemë 6.4 për qind, perime 14.2 për qind, duhan 4.1 për qind dhe rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera për 6.1 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.5 për qind në IHÇK”.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin prill 2015, me muajin prill 2014, ishte -0.4 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version