Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për menaxhimin e krizës energjetike.
Shala në fjalimin e tij në Kuvend ka thënë se Qeveria duhet ta kthejë në pikën 0 raportin e ZRRE-së, për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike, transmeton Telegrafi.
“Si grup parlamentar i PDK-së, kërkojmë nga qeveria ta kthejë në pikën 0 raportin e ZRRE-së. Në emër të PDK-së, ngritëm shqetësimin për situatën e jashtëzakonshme, emergjente, lidhur me situatën energjetike në vend dhe keqmenaxhimin e saj nga qeveria aktuale. PDK me shqetësim po e përcjell situatën, ne jemi të vetëdijshëm për krizën energjetike, kemi ngritur zërin brenda dhe jashtë Kuvendit me kohë. Kjo ngritje e energjisë do të kontribuoj edhe në rritjen e inflacionit ashtu të lartë në këtë moment dhe ky zinxhirit të çmimeve. Edhe këtë vit Qeveria nuk parasheh rritjen e pagave për shërbyesit civil. Nuk është paraparë edhe ngritja e pagës minimale. Në këtë gjendje të rëndë, raporti i ZRRE-së është pasqyra më reale e qeverisë aktuale”, theksoi ai.
Më tej, Shala ka pohuar se si PDK janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim me Qeverinë, por që nga ana e Qeverisë nuk ka pasur interesim. /Telegrafi/