Site icon Telegrafi

Shtrenjtimi i naftës, reagon Shoqata e Transportit Rrugor: Qeveria ta heq urgjent akcizën për naftë

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj ka reaguar pas ngritjes së çmimit të naftës në Kosovë.

Kurtishaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të heq akcizën e derivateve të naftës.

“Deri ku do të shkojë ngritja e çmimeve të derivateve të naftës, urgjent Qeveria të heq akcizën në derivate të naftës për sektorin e transportit rrugor me autobusë”, ka shkruar Kurtishaj.

Ai ka thënë se më mirë të merren masa parandaluese, sesa të ketë pasoja të nesërmen.

Lexo po ashtu Shtrenjtohet nafta në Kosovë, shkon në 1.75 euro

“Operatorët Ekonomik në transportin rrugor të udhëtarëve me autobusë vazhdojnë të operojnë me vështirësi të mëdha. Më mirë të merren masa preventive sot për të mbijetuar bizneset, sesa të merremi me pasojat nesër”, ka deklaruar Kurtishaj.

Çmimi i litrës së naftës këtë të martë në Kosovë ka arritur në 1.75 euro.

Përveç naftës, rritje të çmimit ka pësuar edhe benzina, një litër e së cilës tashmë kushton 1.77 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version