Site icon Telegrafi

Më i shtrenjti në histori të klubit, gjiganti evropian ofertë të lartë për James Rodriguez

Mesfushori kolumbian James Rodriguez pritet të largohet nga Real Madrid.

Minutat e pakta nga Zinedine Zidane kanë bërë që Rodriguez të kërkoj largimin nga klubi.

Nën kampionët e Francës, Paris Saint Germain janë skuadra më e interesuar për t’i siguruar shërbimet e tij.

PSG ka ofruar 60 milionë euro tek Real Madrid për kapitenin e Kolumbisë.

Por PSG tani ka konkurrencë të madhe për James, pasi në garë për të është futur edhe Bayern Munich.

Carlo Ancelotti ka kërkuar nga krerët e klubit transferimin e menjëhershëm të James, të cilin e ka stërvitur vite më parë sa ishte pjesë e Realit.

Bavarezët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 65 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij.

Në rast transferimi në Munich, James bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të Bayernit.

Kujtojmë që aktualisht transferimi më i shtrenjtë i Bayernit është francezi Correntin Tolisso. /Telegrafi/

Exit mobile version