Site icon Telegrafi

“Shtrëngoje pak”, moment intim mes Aldos dhe Rizartës?

Aldo dhe Rizarta kanë qenë në qendër të vëmendjes së publikut ditët e fundit për shkak të afrimitetit të tyre të vazhdueshëm, duke nxitur dyshime mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Sjellja e ngrohtë mes tyre, përqafimet dhe gjestet e afërta kanë bërë që ndjekësit të spekulojnë nëse mes tyre ka diçka më shumë se një miqësi.

Këtë çështje e ngriti edhe moderatori i Big Brother Vip Albania 4, Ledion Liço, i cili e pyeti hapur Aldon nëse raporti i tij me Rizartën po kalonte përtej kufijve të një shoqërie të zakonshme.

Foto: Screenshot/TikTok

Kjo pyetje ndezi edhe më shumë diskutimet mes publikut dhe banorëve të shtëpisë.

Ndërkohë, një moment i fundit mes tyre ka shtuar më tej kuriozitetin e ndjekësve.

 

Në pamjet e transmetuara, Aldo dhe Rizarta janë parë duke ndarë të njëjtin shtrat me dritat e fikura, duke lënë vend për interpretime të ndryshme.

Gjatë këtij momenti, Aldo dyshohet t’i ketë thënë Rizartës: “Shtrëngoje pak”, ndërsa ajo i është përgjigjur: “S’kam fuqi”.

Ky episod ka ngritur shumë pyetje mbi marrëdhënien e tyre dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale.

Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet ky raport dhe nëse dyshja do të japin ndonjë shpjegim për afrimitetin e tyre në ditët në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version