Përmes disa fotografive, tregohet pritja që iu bë presidentit amerikan Barack Obama, në Kubë, dhe çastet e takimit të tij me presidentin Raul Castro.
Udhëtimi presidentit Obama në Kubë, është i pari i një kreu amerikan, në më shumë se 80 vjet e fundit.
Obama braktisi politikën shumëvjeçare amerikane të izolimit të Kubës, dhe tani kërkon të bëjë një afrim të pakthyeshëm. Edhe pse, normalizimi i plotë i mardhënieve vazhdon të ndeshet me problem.
Me vizitën e tij në Kubë dhe bisedimet me liderin komunist, shënoi një faqe të re në histori.
Deri para pak kohësh, ishte krejtësisht e paimagjinueshme të shihet një avion presidencial në tokën komuniste, por Barack Obama u nis dje nga baza ajrore “Andrews” jasht Uashingtonit, drejt Havanës.