Telegrafi

Shtrëngim duarsh si në një funeral: Reagimi i “ftohtë” i kryeministres britanike gjatë takimit me Putinin (Video)

Kryeministrja britanike Theresa May ka përshëndetur presidentin rus, Vladimir Putin, në një mënyrë e cila u ka bërë përshtypje mediave të shumta.

Kështu, siç kanë raportuar mediat britanike, përcjell Telegrafi, gjatë takimi të dorës së dytë të tyre në G20 në Japoni, May është shfaqur “jomiqësore”.

Siç kanë raportuar mediat, Vladimir Putini ishte shprehur se liberalizmi është “i vjetërsuar” në një intervistë para se të nisej për samitin e G20.

Lexo po ashtu Trump me shaka i thotë Putinit: Mos ndërhyni në zgjedhje (Video)

Këtë deklaratë të tij, mediat thonë se May me gjasë “e ka marrë afër zemrës”, për çka edhe gjatë takimit ka pasur një shtrëngim duarsh, që ngjante me një “sjellje funerali”.

Gjithashtu thuhet se takimi ishte tashmë për shkak të një çështjeje të tensionuar pasi zonja May u zotua të përballet me Putinin për sulmin e Salisbury dhe të kërkonte që ai t’i dorëzonte të dyshuarit. /Telegrafi/