Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se është optimist më i madh në lidhje me raundin e ri të bisedimeve në Vjenë, ndërmjet ministrave të Jashtëm, Kotzias dhe Dimitrov, me ndërmjetësuesin Mattheë Nimetz.
Ai është optimist se mund të gjindet një zgjidhje për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaev njoftoi se është takuar me ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov, nga i cili është njohur për të gjitha detajet, duke shtuar se ka hapa pozitive në bisedime.
Kryeministri tha se një takim liderësh do të mund që të mbahej pas festave të Pashkëve./Telegrafi/