Gjithsej 4.706 vëzhgues, 354 përkthyes dhe 60 gazetarë të huaj do t’i ndjekin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni që do të mbahen të dielën më 11 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në afatin ligjor, e cila përfundon në mesnatë, deri te KSHZ kanë kërkuar akreditime 4.047 vëzhgues vendorë dhe 659 të huaj.
Sipas të dhënave në web faqen e KSHZ-së, nga vëzhguesit vendor më në numër janë nga MOST me 3.435 persona, kurse nga vëzhguesit e huaj janë nga OSBE-ODIHR me 280 vëzhgues të akredituar dhe 230 përkthyes.
Kurse nga gazetarët e huaj që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor janë nga Al Jazeera Balkan me 16 gazetarë të akredituar. Në numër do të jenë edhe gazetarët nga mediumet shqiptare RTV 21 Prishtinë me 7 gazetarë dhe Top Channel me 5 gazetarë. Me 6 gazetarë do të jetë mediumi TRT nga Turqia. /Telegrafi/