Telegrafi

Shtohet numri i skuadrave të interesuara për Camavingan

Eduardo Camavinga pritet që në këtë verë të largohet nga Rennes.

Mesfushori francez është duke shkëlqyer në këto sezonet e fundit në Ligue 1, derisa ka rrëmbyer vëmendjen e gjigantëve evropianë.

Sipas asaj që raporton Marca, Arsenali është bërë skuadra e fundit që ka shprehur interesim për transferimin e 18-vjeçarit.

Lexo po ashtu Formacioni me lojtarët më të mirë nën moshën 20 vjeçare

Mesfushori është në krye të listës së dëshirave të Mikel Artetas, mirëpo do të jetë një garë e vështirë për t’i marrë shërbimet e tij.

Mediumi spanjoll bën të ditur se edhe Real Madridi është mjaftë i interesuara për të, ndërsa larg nuk qëndrojë as Inter, Chelsea, Manchester United, Liverpool dhe Bayern Munich.

Lexo po ashtu Reagimi i Camavingas kur pranoi fanellën e Ronaldos është bërë viral në internet: Nuk do ta pastroj asnjëherë

Kontrata e Camavingas te Rennes skadon në verën e vitit 2022 dhe ai nuk dëshiron aktualisht që ta rinovojë atë, me vlerën e tij që sillet aktualisht rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/