E ardhmja e Arda Guler duket se do të jetë larg kryeqytetit spanjoll Madridit nga sezoni i ardhshëm.
Sulmuesi i talentuar turk ka vuajtur shumë në pjesën e parë të sezonit te gjiganti madrilen pasi hapësirat e tij kanë qenë shumë të kufizuara.
Reprezentuesi turk ka luajtur vetëm katër ndeshje këtë edicion dhe në total ka zhvilluar 89 minuta që është shumë pak për një futbollist të ri që ka nevojë për lojë.
AC Milan mbetet skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e turkut të talentuar për sezonin e ardhshëm, duke marrë parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera që ka me Real Madridin.
Por së fundmi në garë për yllin turk janë futur edhe dy klube të tjera, Tottenham Hotspur në Angli dhe Bayer Leverkusen në Bundesliga.
Të dy klubet duan huazimin e lojtarit dhe janë të gatshme të paguajnë edhe pagën e tij për një sezon.
Nga ana tjetër në Madrid janë të bindur se huazimi do t’i bëj mirë Arda Gulerit, por në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë shitjen e përhershme të tij. /Telegrafi/