Telegrafi

Shtohet familja e “Branglinëve”, tani me një sirian

Çifti hollivudian Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë adoptuar një djalë të vogël dyvjeçar jetim, i lindur në Siri.

Ueb-faqja australiane “Women’s Day” ka shkruar se “ata kanë mirëpritur dy vjeçarin Moussa në familjen e tyre të madhe”.

Moussa do të jetë fëmijë i shtatë i çiftit dhe media raporton se ai jetonte në një kamp në Turqi, por kishte lindur në Siri.

Një vullnetar ka treguar se Angelina ka mësuar për vogëlushin nga një përkthyes dhe është mërzitur nga situata e tij, transmeton Telegrafi.

“Kur ajo ka përqafuar vogëlushin po qante dhe ishte vërtet një moment emocionues për të gjithë”, ka thënë vullnetari.

Angelina dhe Brad kanë tre fëmijë të adoptuar: kamboxhianin Maddox, 13, vietnamezin Pax, 11, dhe etiopasen Zahara (9).

Dhe tre fëmijë biologjikë, Shiloh, 8, dhe binjakët pesëvjeçarë Vivienne dheKnox. /Telegrafi/